Top News/ Një javë larg bombës bërthamore / Irani tremb perëndimin: Është
21/07/2024 12:18

Sipas sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, Iranit i duhen vetëm "një ose dy javë" për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore. “Irani është në prag të arritjes së aftësisë për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore", tha kryediplomati amerikan në Konferencën për Sigurinë në Aspen të Kolorados. Ai shtoi se Irani nuk ka zhvilluar ende armë bërthamore. Megjithatë situata aktuale nuk është "e mirë”. Qeveria amerikane po i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në këtë çështje, tha ia. Muajt e fundit është bërë e qartë se qeveria në Teheran po përparon me programin e saj bërthamor, tha Blinken. Ai përsëriti qëllimin e Uashingtonit për ta parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore. Në mes të muajit qershor Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), me seli në Vjenë, njoftoi se Irani po vazhdon të zgjerojë programin e tij bërthamor. IAEA iu referua një njoftimi të qeverisë së Teheranit për të instaluar kaskada shtesë për centrifuga uraniumi në uzinat e pasurimit të uraniumit në Natans dhe Fordo. SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia dhe Kina arritën në vitin 2015 me Iranin një marrëveshje për programin bërthamor. Në të Irani zotohej ndër të tjera, që të kufizonte në shkallë të gjërë programin e tij bërthamor. Nën drejtimin e Presidentit republikan Donald Trump SHBA-ja u tërhoq në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja. Trumpi forcoi gjithashtu sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit. Si rezultat Irani hoqi dorë gradualisht nga respektimi i detyrimeve të tij. Teherani e zgjeroi shumë pasurimin e uraniumit dhe kufizoi kontrollet nga IAEA. Negociatat për ringjalljen e marrëveshjes deri tani nuk kanë treguar ndonjë përparim. Blinken e quajti tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja për programin bërthamor si "një nga gabimet më të mëdha që kemi bërë vitet e fundit".

Top Channel/ Grushte në kuvendin turk, opozita kundër ministrit të ri të drejtësisë
11/02 23:17
Top Channel/ Italia e Polonia refuzojnë Trump, nuk i bashkohen “Bordit të Paqes”
11/02 23:13
Top News- NATO nis misionin Roja e Arktikut, avionë, tanke e anije kundër armiqve
11/02 23:00
Top News- Trump zbulon planin kundër Iranit tek Netanyahu, Teherani me “lak në fyt”
11/02 22:27
Top News- Erdogan pret Mitsotakis/ Ankaraja i tërheq veshin, Greqia kërkon zonën detare
11/02 20:56
Top Channel/ “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme! Epstein “djeg” ish-Sekretarin e KiE
11/02 19:59
Top News – Polonia dhe Italia refuzojnë Trumpin / Nuk do t’i bashkohen ‘Bordit të tij të Paqes’
11/02 17:52
Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
Top News – Vritet babai me tre fëmijët e tij / Shpëton vetëm nëna shtatzënë, Rusia sulmon Ukrainën
11/02 14:41
Top News – Avioni përfundon në oqean…Ulje emergjence, 55 personat në bord të palënduar
11/02 14:35
Top News – Përvëlohet Hemisfera Jugore / Nxehtësi rekord dhe zjarre të tërbuara gjatë janarit
11/02 14:32
Top Channel/ Sot përballja me Erdogan, Mitsotakis shkon me 10 ministra!
11/02 14:23
Top News – Programi i raketave nuk preket / Irani nuk pranon të negociojë: Janë vijë e kuqe
11/02 14:18
Top News – Rivaliteti ekonomik me SHBA e Kinën / Udhëheqësit e BE-së mblidhen në kështjellën belge
11/02 14:16
Top Channel/ “Myslimanët janë armiqtë tanë”: Dodik paditet për nxitje të urrejtjes!
11/02 12:44
DIGITALB DIGITALB