Sokol Çomo është zgjedhur kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ai do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27 korrik 2023. Votimi i fshehtë u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.