Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet në “Rrugën e Agallarëve” në Farkë, e cila shërben si urë lidhëse mes tre fshatrave, Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e zonës, Frida Krifca, inspektuan përfundimin e punimeve të rrugës. Veliaj u shpreh se falë këtyre investimeve, është rritur vlera e pronës për qytetarët.