Një studente ka fituar 1 milionë dollarë pasi u zgjodh rastësisht nga skema stimuluese e Ohajos Vax-a-million. Abigail Bugenske, nga silverton, u shpall fituesja e parë e llotarisë që synon të inkurajojë vaksinimin, mbrëmjen e të mërkurës, pasi emri i saj u përzgjodh në mënyrë të rastësishme. Më shumë se 2.7 milionë banorë të Ohajos u bënë pjesë e llotarisë.