Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se, në shkëmbimin e pestë të të burgosurve që nga fillimi i vitit, Rusia dhe Ukraina liruan nga 205 ushtarë secila. “Përmes negociatave, 205 ushtarë rusë u rikthyen në atdhe”, thuhet në deklaratë, ndërsa “205 të burgosur lufte të Forcave të Armatosura të Ukrainës iu dorëzuan palës ukrainase”. Shkëmbimi, i ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u zhvillua në Bjellorusi, ku ushtarët rusë po i nënshtrohen aktualisht kontrolleve mjekësore dhe psikologjike.