Top News – Një grusht shteti në Kremlin…!/ Kush janë kërcënuesit e mëdhenj të Putin!
12/04/2022 19:21

Midis shumë pikëpyetjeve rreth luftës katastrofike të Rusisë në Ukrainë, një nga më të dukshmet ka të bëjë me tensionet në rritje midis presidentit rus Vladimir Putin dhe shërbimeve të tij të sigurisë dhe ushtrisë. Lufta filloi kur Putin mbajti para kamerave një takim të këshillit të sigurisë, në të cilin ai e poshtëroi Sergei Naryshkin, shefin e shërbimit të huaj të inteligjencës, për entuziazmin e pakët që po shfaqte mbi pushtimin. Dy javë më vonë, ndërsa forcat ruse po përballeshin me shumë humbje dhe me një rezistencë të papritur nga ukrainasit, Putin vendosi në arrest shtëpie 2 gjeneralë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB), dhe nisi një hetim mbi të dhënat e dobëta të shërbimit, dhe mbi keqpërdorimin e fondeve të caktuara për krijimin e grupeve pro-Kremlinit në Ukrainë. Ndërkaq më 9 prill, Putini e riorganizoi zinxhirin e komandës ushtarake, duke emëruar gjeneralin Alexander V.Bortnikov në krye të operacioneve në Ukrainë. Në pamje të parë, këto zhvillime sugjerojnë një ndryshim mbresëlënës. Në vitet para luftës, siloviki, siç njihet në gjuhën ruse elita ruse e forcave të sigurisë, kishte qenë një nga qendrat kryesore të pushtetit të regjimit të Putinit. Duke qenë vetë një ish-oficer i KGB-së, Putini është mbështetur prej kohësh tek shërbimet e sigurisë për të zbatuar politikat e tij, dhe për ta ndihmuar në ruajtjen e pushtetit.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30