Detaje të reja dalin tani nga tragjedia në kanalin anglez, që mori 27 jetë njerëzish një ditë më parë. Mes këtyre 27 emigrantëve të mbytur, ishte një grua shtatzënë dhe tre fëmijë dhe të mbijetuarit pretendojnë se gomonja në të cilën ata ndodheshin, u godit nga një anije mallrash.