Presidenti amerikan, Joe Biden ka zgjedhur një admirale femër për të udhëhequr marinën amerikane, hera e parë që një grua vendoset në krye të një prej degëve të ushtrisë në SHBA. Lisa Franchetti, është ish drejtuesja e flotët të gjashtë amerikane dhe të forcave detare amerikane në korenë e jugut dhe ka shërbyer po ashtu edhe si komandante e një aeroplanmbajtëseje. Zgjedhja e saj, nga Biden, duhet sidoqoftë të konfirmohet nga senati amerikan.