Është e ditur se liderë të rangut të lartë kanë nevojë për masa të mëdha mbrojtjeje, ndaj edhe shoqërohen nga skuadra truprojash që i bëjnë sytë katër. Këto truproja janë të trajnuara që të japin edhe jetën për të mbrojtur liderin e tyre dhe janë të devotshëm në detyrën e tyr...por, kjo që shihet në këtë video, shkon edhe përtej devotshmërisë... Një video nga parlamenti i turqisë, është bërë virale këto ditë në mediat sociale. Në të, shihet presidenti turk, rexhep Tayyip Erdogan, ndërsa mban një fjalim para ligjvënësve. E ndërsa ai është në mes të fjalimit, ndodh dicka e pazakontë. Një grerëz ndalet mbi shpinën e tij...dhe ashtu sic i shkon për shtat një roje të aftë sigurie, një pjesëtar i sigurimit ndërhyn heroikisht, duke shpëtuar liderin turk...