Dy policë mbetën të plagosur mesditën e kësaj të marte në Mamurras. Disa persona u konfliktuan me patrullën e policisë, e cila kishte dalë në rrugë me shërbim të përhershëm. Policia e Kurbinit ka informuar zyrtarisht për ngjarjen, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetar. Sipas burimeve zyrtare, dy policët janë plagosur nga kolegu i tyre, i cili pas konfliktit me disa persona ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.