Rama: “E pra SPAK-u është aty, do të jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, e fuqisë së Partisë Socialiste.” Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i qeverisë, Edi Rama zotohet se mbështetja e Partisë Socialiste për institucionet e reja të drejtësisë mbetet e palëkundur, pavarësisht kritikave që sipas tij janë konstruktive.