Ky është momenti kur Papa takon për herë të fundit në sheshin e Shën Pjetrit ditën e Pashkës, një vajzë të vogël, të quajtur Hera Çoba dhe që është nga Shqipëria. Faktin kurioz e sjell Dom Gjergj Meta. “Fëmija i fundit që ka takuar Papa Françesku në sheshin e shën Pjetrit ditën e Pashkës quhet Hera Çoba, vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës me origjinë nga fshati Jubë i Durrësit e që jetojnë në Gjermani. Vijnë nga një familje e nderuar me të cilën njihemi me qindra vjet, duke qenë se na ndan vetëm lumi Erzenit nga fshati ku kam jetuar edhe unë.