Dhurata e komisioneres europiane të zgjerimit Marta Kos për kryeministrin Edi Rama në vizitën e saj të parë në Tiranë ishte një fanellë me numrin 11 ku shkruhej ‘ekipi i Bashkimit Europian’ dhe emri i Ramës, i cili ka shfaqur ambicien që nëse fiton zgjedhjet në 11 maj, mandati i katërt do i dedikohet anëtarësimit në Bashkimin Europian.