Top News – Një familje nën akuzë/ Të gjithë pjesëtarët, trafik droge
18/10/2020 13:15

Nëntë persona, mes tyre disa shqiptarë, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë përfunduar në pranga në shtetin italian, ndërkohë që janë sekuestruar 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro nga operacioni i finalizuar nga Karabinierët në Pesaro. Hetimet zgjatën për rreth një vit, ndërkohë që ato nisën pas denoncimit të një personi të varur nga kokaina i cili pretendoi se po zhvatej për shkak të borxheve të kokainës. Në vitin 2019 policia vuri në pranga 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. banues në Rimini. Më pas nga hetimet u zbuluan dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç. Në gusht të 2019, gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja. Analiza e njohjeve të gruas me origjinë nga zona e Fanos çoi në pranga një tjetër shqiptar i cili u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës. Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përfunduan në burg

Top Channel/ Natë makthi në Delvinë! Shuhet zjarri pranë qytetit, marrin ndihmë 4 persona
13/08 09:51
Top Channel/ Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit
13/08 09:41
Top Channel/ Rrezikohet nga flakët zona pranë liqenit të Dushkut, zjarrfikësit në luftë me flakët
13/08 09:39
Edicioni Informativ, 13 Gusht 2025, Ora 00:00
13/08 09:27
Top News- Rrezikohet nga zjarri liqeni i Dushkut në Gramsh, flakët ‘përpijnë’ fshatrat
13/08 09:22
Top News- Zjarret në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve
13/08 09:08
Top Channel/ Pamje apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, flakët pranë puseve të naftës, ikin banorët
12/08 23:19
Top Channel/ Situatë apokaliptike në Delvinë! Zjarret mund t’i afrohet banesave dhe spitalit
12/08 23:07
Top Channel/ Delvina nën pushtetin e flakëve, zjarret përhapen me shpejtësi
12/08 23:06
Top Channel/ Rrezikohet Delvina! Zjarri drejt shtëpive të banimit, situatë e rrezikshme
12/08 22:13
Top Channel/ Vijojnë zjarret intensive mbi fshatin Hormovë, flakët po përhapen drejt malit
12/08 21:30
Top Channel/ Përkeqësohet situata zjarreve në Tepelenë, shpërthejnë 2 bomba të Luftës së II Botërore
12/08 20:18
Top Channel/ Qytetarët raportojnë abuzuesit e hapësirave publike, 3644 denoncime
12/08 19:49
Top Channel/ “Luftë” me flakët! Zjarret bëjnë kërdinë në vendin tonë, shkrumbohen shtëpitë
12/08 19:48
Top Channel/ Flakët “përpijnë” tre shtëpi në Terpan, kërkohet evakuimi i menjëhershme i banorëve
12/08 19:47
Top Channel/ Zjarret në nivele alarmante, 1 person rrezikon jetën për të shuar flakët në Fushë Arrëz
12/08 19:45
Top Channel/ Situatë apokaliptike në Gramsh, qindra të persona braktisin shtëpitë
12/08 19:44
Top Channel/ Mbërrijnë ndihmat në Gramsh! Banorët në qiell të hapur, shtëpitë i’u dogjën nga zjarret
12/08 19:44
Top News – ‘Gazetarëve t’u kthehen sendet’. Gjykata vendos për padinë e ‘Focus Media Group’
12/08 19:42
Top Channel/ Gramsh, banorët të tronditur! Vijon situata dramatike, flakët e tymi mbulojnë zonën
12/08 19:41