Qeveria në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që të bëjë një emërim të ri në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas vendimi tw Kwshillit tw Ministrave me propozimin të kryeministrit Edi Rama, Albert Nikolla është emëruar në postin e zv/ministrit të Shëndetësisë. Nikolla është këshilltari i kryeministrit Edi Rama për çeshtjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”. Aktualisht kjo ministri ka Mira Rakacollin dhe Bardhylka Kospiri si zëvendësministre dhe emërimi i Nikollës e çon numrin në tre gjithsej.