Kryeqyteti kinez me popullsi të dendur, Pekini, përgatitet për të pritur më shumë se një të tretëne reshjeve të të gjithë vitit në vetëm 24 orë duke filluar nga e marta vonë, pasi lagështia nga tajfuni Dolphin në jug u bashkua me ajrin e freskët mbi Kinën veriore. Nga mbrëmja e së martës deri të enjten, shumica e zonave në Pekin do të regjistojnë shira të rrëmbyeshëm me një sasi kumulative reshjesh mbi 100 mm në 6 orë dhe më shumë se 150 mm në 24 orë, sipas shërbimit meteorologjik të qytetit. Reshjet e shiut në shumë rajone mund të kalojnë 200 mm në 24 orë.