Top News – Një ditë pas shuplakës virale…Macron dhe bashkëshortja, ‘të bashkuar’ para kamerave
27/05/2025 15:14

Emanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte kanë bashkuar forcat para kamerave një ditë pas dramës tronditëse me shuplakë në fytyrë. Pamjet virale që kanë lënë në hije fillimin e turneut të çiftit në Azinë Juglindore tregonin bashkëshorten e udhëheqësit francez duke e shtyrë atë pasi avioni zbriti në Vietnam. Macron, i tërbuar, u përpoq të minimizonte incidentin duke pretenduar se të dy ata nuk po grindeshin por po bënin shaka, sic bëjnë shpesh me njëri-tjetrin. Ai shtoi se incidenti i pabesueshëm është ekzagjeruar duke u kthyer në "një lloj katastrofe gjeo-planetare". Udhëheqësi francez argumentoi gjithashtu se klipi dhe reagimi viral ndaj tij ofrojnë një histori paralajmëruese në lidhje me dezinformimin në epokën e mediave sociale. Të martën, Macron dhe Zonja e Parë e Francës u kapën për krahu pasi mbërritën në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Hanoit, ku presidenti francez do të mbante një fjalim. Fotografimi i çiftit së bashku vjen vetëm pak orë pasi Macron pretendoi se adhuruesit e teorive konspirative po përpiqeshin të ushqenin spekulimet se si mund të dukej martesa e tyre pas dyerve të mbyllura. Pamjet e incidentit fillimisht u mohuan nga zyra e Macron si një falsifikim i gjeneruar nga inteligjenca artificiale - por pallati i Elizeut u detyrua të tërhiqte deklaratën e tij dhe të pranonte se ishte e vërtetë. Presidenti francez është shënjestruar vazhdimisht nga teoritë e konspiracionit dhe ato që njihen si deepfakes. Ai më herët është detyruar edhe të mohojë zërat se gruaja e tij kishte lindur burrë ndërsa së fundmi hodhi poshtë një pretendim të rremë rus se kishte një qese kokaine në tavolinë kur u fotografua ndërsa udhëtonte drejt Kievit me tren bashkë me kryeministrin britanik keir Starmer dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54