Top News/ ‘Një dilemë e madhe për Putinin…’ / Biden flet për sulmin e Ukrainës në tokën ruse
14/08/2024 15:03

Inkursioni ushtarak i Ukrainës në Rusi ka "krijuar një dilemë të vërtetë" për presidentin rus Vladimir Putin, tha presidenti Joe Biden të martën, duke shtuar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt të vazhdueshëm me ukrainasit. Rreth 1000 trupa ukrainase canë kufirin rus në orët e para të 6 gushtit me tanke dhe automjete të blinduara. Një zyrtar amerikan tha vonë të martën se qëllimi i inkursionit të Ukrainës në Kursk duket të jetë të detyrojë Rusinë të tërheqë trupat nga fushëbetejat në vend për të mbrojtur territorin rus. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbërritjes në Neë Orleans, Biden tha se ai informohet çdo katër deri në pesë orë për operacionin e Ukrainës. "Kjo po krijon një dilemë të vërtetë për Putinin," tha ai në komentet e tij të para rreth operacionit, i cili duket se i ka zënë rusët në befasi. SHBA i ka ofruar Ukrainës miliarda dollarë armatime të destinuara kryesisht për qëllime mbrojtëse, ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë pushtimin rus të nisur në shkurt 2022. Biden në maj autorizoi Kievin të lëshonte armë të furnizuara nga SHBA mbi objektivat ushtarake brenda Rusisë që mbështesin sulmin rus kundër qytetit verilindor të Ukrainës, Kharkiv. Shtëpia e Bardhë tha se Ukraina nuk dha njoftim paraprak për inkursionin e saj, i cili ndodhi në rajonin e Kurskut në Rusi. Forcat ruse të martën iu kundërpërgjigjën trupave ukrainase me raketa, dronë dhe sulme ajrore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, tha se Uashingtoni nuk ishte i përfshirë në asnjë aspekt të operacionit. "Ne nuk kemi të bëjmë me këtë. Nuk jemi të përfshirë" tha ajo. “Ne do të vazhdojmë të bisedojmë me Kievin për qasjen e tij, por në të vërtetë, i takon ukrainasve të flasin", shtoi ajo.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20