Familja e një britaniku që luftonte në Ukrainë, thotë se ai u ka thënë atyre se do të detyrohet të dorëzohet tek forcat ruse. Aiden Aslin, nga Neëarku në Nottinghamshire, ka luftuar përkrah ukrainasve që kur ai u vendos në vend në 2018-ën, dhe u bë marins në ushtrinë e këtij vendi. Njësia e tij, kohët e fundit, ishte vendosur në mbrojtje të qytetit të rrethuar të Mariupolit, që është bombarduar rëndë nga rusia.