Top News/ Një batalion me koreanoveriorë në Rusi…për të çliruar Kurskun e pushtuar nga Ukraina
16/10/2024 14:30

Rusia thuhet se po mbledh një batalion me koreanoveriorë për të ndihmuar në zbrapsjen e forcave të Ukrainës nga Kursku. Siç raportohet nga disa media ukrainase që citojnë një burim në inteligjencën ushtarake ukrainase, Moska do të plotësojë radhët e saj me trupa të dërguara nga Kim Jong Un. Trupat mund të përfshihen më pas në misione luftarake në rajonet jugperëndimore të vendit, thanë burimet. Përveç humbjes së niveleve të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake në Ukrainë, cdo ditë, Rusia aktualisht po përballet edhe me një mungesë të madhe të trupave në luftë dhe i është drejtuar si rekrutimeve të detyruara, ashtu edhe pagesave për trupat që regjistrohen. Në një përpjekje të dukshme për të plotësuar nevojat e saj, ushtarët e Koresë së Veriut do të formojnë një "batalion special Buryat", të quajtur sipas grupit etnik mongol, autokton, në rajonin që përfshin Siberinë, si dhe Mongolinë veriore dhe Kinën. Batalioni parashikohet të ketë deri në 3,000 ushtarë të Koresë së Veriut dhe aktualisht është duke u pajisur me armë dhe municione. E gjithë kjo përforcon deklaratat e bëra nga zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Ryder, në qershor, që tha se koreanoveriorët së shpejti mund ti bashkoheshin forcave ruse në vijën e frontit. Ai paralajmëroi se nëse kjo do të ndodhte, ata do të bëheshin mish për top në luftën në Ukrainë. Edhe presidenti ukrainas, volodimir Zelenski, tha të hënën se rusia kishte kaluar në një përfshirje më të drejtpërdrejtë të forcave koreanoveriore në luftë. “Ne shohim një aleancë në rritje midis Rusisë dhe regjimeve si Koreja e Veriut”, tha Zelenski. "Kjo nuk ka të bëjë më vetëm me transferimin e armëve por edhe me dërgimin e njerëzve nga Koreja e Veriut te forcat ushtarake pushtuese". Më 3 tetor, mediat ukrainase dhe ruse raportuan se gjashtë ushtarë të Koresë së Veriut ishin vrarë në vijën e frontit pranë Donetskut, me zyrtarët e Koresë së Jugut që pretendonin se transferimet e mëtejshme të trupave do të ishin "shumë të mundshme duke pasur parasysh marrëdhëniet ushtarake në zhvillim mes dy vendeve.

Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52