Shtëpia e bardhë ka tani edhe një banor të ri. Më 20 dhjetor, presidenti Joe Biden i prezantoi botës qenin e ri të tij. “Mirësevjen në Shtëpinë e Bardhë, Komandant”, shkroi në tëitter presidenti 79 vjecar poshtë një fotoje të qenushit të adhurueshëm që vraponte në bari me një top tenisi në gojë. Presidenti po ashtu ndau edhe një video të qenit të tij.