Serjan Mazreku është emëruar drejtori i ri i burgut të Durrësit, pas tre muajsh që ky institucion drejtohej me komandim. Lëvizjet në këtë institucion nisën pas arratisjes së Altin Ndocit, ngjarje që pasoi arrestimin në muajin janar të drejtorit, Indrit Cerloj.