Top News – Një 20 vjeçar ‘mundi’ Pentagonin / Zbuloi dokumentet sekrete për luftën në Ukrainë
13/04/2023 13:34

Personi që dekonspiroi dokumentet sekrete të SHBA duke ndezur alarmin e kuq për sigurinë kombëtare, është një i apasionuar pas armëve, rreth të 20-ave, që punonte në një bazë ushtarake. Lajmi është raportuar të mërkurën nga Uashington Post, duke cituar pjesëtarë të një grupi chati online. Personi ndau informacionet sekrete me një grup në platformën e mesazheve Discord, me disa dhjetëra të rinj me të cilët i bashkonte adhurimi për armët dhe pajisjet ushtarake – thotë Uashington Post. Gazeta, e bazoi raportin e saj, tek disa intervista me dy pjesëtarë të grupit të chatit. Discord ndërkohë tha në një deklaratë më herët se po bashkëpunonte me agjencitë e ligjit në SHBA. Departamenti i mbrojtjes dhe departamenti i Drejtësisë nuk kanë bërë ende komente. Ky i fundit hapi një hetim kriminal javën e kaluar pasi cështja iu referua nga Pentagoni, që po vlerëson dëmin e bërë nga ajo që mund të jetë rrjedhja më e dëmshme e informacioneve sekrete të shteteve të bashkuara në vite të tëra. Personi përdorte inicialet OG në grupin e chatit. Ai cilësohet nga një prej burimeve të Uashington Post, si rreth të 20-ave. Në atë që duket si rrjedhja më e rëndë e sekreteve amerikane në viti, foto të dokumenteve të ndjeshme u postuan në Discord dhe platforma të tjera, përfshirë Tëitterin, 4Chan dhe Telegram. Agjencitë kombëtare të sigurisë në SHBA dhe departamenti i drejtësisë po hetojnë rastin për të vlerësuar dëmet ndaj sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet me aleatët dhe vendet e tjera, përfshirë Ukrainën.

Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53