Pedagogë dhe intelektualë jopartiakë ndërmorën një nismë për të ndërmjetësuar bashkëpunimin mes partive opozitare, në kushtet kur tryezat e organizuara nga udhëheqësit partiakë kanë dështuar që të prodhojnë një front të vetëm kundër Qeverisë. Ermal Hasimja deklaroi se të ftuar janë të gjithë aktorët politikë, pavarësisht ideologjisë të majtë apo të djathtë, dhe se çështja kryesore e diskutimit do të jetë krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.