Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha në një dalje për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar prezantoi 3 amendamentet, të cilat grupi demokrat do t’i depozitojë në Kuvend. I pari amendament që përmendi Basha ishte zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit, vettingun në politikë dhe një amendament për reformën territoriale.