Me 77 kartona të kuq u rrëzua kërkesa e deputetëve demokratë për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar dhe me urgjencë një paketë ligjore për uljen e taksave të naftës. Nismat e prezantuara nga deputeti demokrat, Eno Bozdo parashikonin uljen e taksës së qarkullimit dhe po ashtu rialokimin e çdo teprice që vjen nga TVSH-ja e akumuluar nga rritja e çmimit, në drejtim të uljes së akcizës.