Nismës për shtimin e gjelbërimit të Tiranës i është bashkuar edhe Katina Mano, e cila dhuroi 33 pemë në zonën e Farkës në kujtim të djalit të saj, Eduardit, i cili nuk jeton më. I pranishëm në mbjeljen e pemve ishte dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.