Top News – Nisma e qeverisë turke/ Mbillen pemë në zonën e Farkës
11/11/2020 11:30

Përmes një nisme të ndërmarrë nga qeveria e Turqisë, në zonën pranë liqenit të Farkës ka filluar mbjellja e 100 pemeve të reja, pjesë e projektit “frymëmarrje për të ardhmen” që po zbatohet njëkohësisht në disa vende të botës. Kryeministri Edi Rama nga Farka, ndërsa ka falënderuar Turqinë për nismën, tha se ky aksion që kryhet në disa vende njëkohesisht, ka hyre ne rekoredet guinnes pasi ne edicionin e pare u mbillen gjithsej 11 milionë fidanë të rinj. “Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Giness. Në liqenin e Farkës po mbjellim 1 mijë pemë në një proces që Tirana ka qenë në vijën e parë, me një ndërprerje të vogël gjatë dy fazave, që kur isha kryetar bashkie dhe qysh Erioni ka marrë bashkinë në funksion të shumicës. Jam krenar që sot ne shohim frytet e prekshme të moratoriumit që ka ndaluar prerjen e pyjeve përveçse nevojave të popullsisë në zona të caktuara. Kemi një ripërtëritje të vazhdueshme të mushkërive të vendit dhe të faunës, çka mund të shihet në mënyrën më spektakolare në parkun kombëtar të Divjakës. Ku kemi një destinacion ndërkombëtar për ata që janë të pasionuar për specie të ndryshme. Jemi sot që flasim në një kantier pranë Tiranës, në Porto Romano. Në muajin dhjetor, ministria e Bujqësisë, bashkë me ministrinë homologe të Turqisë, do të ulen së bashku për të diskutuar një plan të përbashkët ku ndër dimensionet e tjera është dhe dimensioni i gjelbër. Turqia është një nga shembujt më domethënës në botë, ka një ekspertizë të jashtëzakonshme që bujarisht do na e përcjellë dhe ne” Shefi i qeverisë në prani të ambasdorit të Turqisë në Tiranë, vlerësoi nismën për mbjelljen e pëmeve e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë Erdogan, të cilin Rama e cilësoi një mik të mirë të shqiptarëve.

Top Channel/ Natë makthi në Delvinë! Shuhet zjarri pranë qytetit, marrin ndihmë 4 persona
13/08 09:51
Top Channel/ Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit
13/08 09:41
Top Channel/ Rrezikohet nga flakët zona pranë liqenit të Dushkut, zjarrfikësit në luftë me flakët
13/08 09:39
Edicioni Informativ, 13 Gusht 2025, Ora 00:00
13/08 09:27
Top News- Rrezikohet nga zjarri liqeni i Dushkut në Gramsh, flakët ‘përpijnë’ fshatrat
13/08 09:22
Top News- Zjarret në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve
13/08 09:08
Top Channel/ Pamje apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, flakët pranë puseve të naftës, ikin banorët
12/08 23:19
Top Channel/ Situatë apokaliptike në Delvinë! Zjarret mund t’i afrohet banesave dhe spitalit
12/08 23:07
Top Channel/ Delvina nën pushtetin e flakëve, zjarret përhapen me shpejtësi
12/08 23:06
Top Channel/ Rrezikohet Delvina! Zjarri drejt shtëpive të banimit, situatë e rrezikshme
12/08 22:13
Top Channel/ Vijojnë zjarret intensive mbi fshatin Hormovë, flakët po përhapen drejt malit
12/08 21:30
Top Channel/ Përkeqësohet situata zjarreve në Tepelenë, shpërthejnë 2 bomba të Luftës së II Botërore
12/08 20:18
Top Channel/ Qytetarët raportojnë abuzuesit e hapësirave publike, 3644 denoncime
12/08 19:49
Top Channel/ “Luftë” me flakët! Zjarret bëjnë kërdinë në vendin tonë, shkrumbohen shtëpitë
12/08 19:48
Top Channel/ Flakët “përpijnë” tre shtëpi në Terpan, kërkohet evakuimi i menjëhershme i banorëve
12/08 19:47
Top Channel/ Zjarret në nivele alarmante, 1 person rrezikon jetën për të shuar flakët në Fushë Arrëz
12/08 19:45
Top Channel/ Situatë apokaliptike në Gramsh, qindra të persona braktisin shtëpitë
12/08 19:44
Top Channel/ Mbërrijnë ndihmat në Gramsh! Banorët në qiell të hapur, shtëpitë i’u dogjën nga zjarret
12/08 19:44
Top News – ‘Gazetarëve t’u kthehen sendet’. Gjykata vendos për padinë e ‘Focus Media Group’
12/08 19:42
Top Channel/ Gramsh, banorët të tronditur! Vijon situata dramatike, flakët e tymi mbulojnë zonën
12/08 19:41