Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje prindërve që t’i lënë makinat dhe t’i shoqërojnë në këmbë fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës. Sipas kryebashkiakut një gjë e tillë, jo vetëm do të ulte trafikun, por edhe stresin e prindërve, si dhe të fëmijëve.