Këtë të hënë kanë nisur aplikimet për regjistrimet në klasën e parë dhe të dhjetë përmes platformës eAlbania. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një videomesazhi, theksoi respektimin e afateve dhe rregullave për regjistrimin me qëllim që bashkitë dhe zyrat arsimore të planifikojnë punën për vitin e ri shkollor.