Kufizimet e reja të GJKKO, prekin jo vetëm gazetarët në punën e tyre, por edhe prokurorët apo avokatët. Këta të fundit kanë paralajmëruar bojkot të seancave, ndërsa këshilli i dhomës Kombëtare e avokatisë ka mbledhje urgjente në 8 shtator. Do të jetë ora 12 e së martës ku do të mbahet mbledhja urgjente, e thirrur nga një grup anëtarësh të këtij Këshilli dhe kryetari i Dhomës Kombëtare, Maksim Haxhia. Rregullat kanë hyrë në fuqi prej 1 shtatorit, ndërsa mos zbatimi i tyre ka hasur edhe në ndëshkime. Avokati Dorjan Matlia refuzoi të dorëzonte celularin, ndërsa prokuroria kërkoi gjobitjen e tij me 50 mijë lekë, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Në një prononcim për Top Neës, ai e cilësoi gjobën si antikushtetuese.