Duke nisur nga 10 prilli, hyn në funksion të plotë në 29 vendet e hapësirës Shengen, Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes, i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shpjegon përmes nje postimi në rrjete sociale, se sistemi, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.