Vaksinimi nga gripi sezonal ka nisur zyrtarisht, ku të parët që do ta përfitojnë falas janë pjesëtarët e personelit shëndetësor. Ndryshe nga vitet e tjera, vaksinimi këtë vit ka nisur me heret për shkak të situatës së pandemisë se covid 19 me qëllim uljen e riskut dhe te komplikacioneve. Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu nga Poliklinika Qendrore në Tiranë, vlerësoi rëndësinë e nisjes vaksinimit duke nënvizuar se janë siguruar 4 here me shume doza krahasuar me nje vit me pare.