Top News – Nis vaksinimi në Evropë/ Zyrtarët: Tani është koha për unitet!
27/12/2020 11:22

Bashkimi Evropian nisi fushatën e koordinuar të vaksinimit kundër Covid-19, në atë që zyrtarë të lartë të bllokut e përshkruan si “një moment prekës uniteti”. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor i spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech. Infermierja Claudia Alivernini, e para që e bëri vaksinën, e përshkroi këtë si një moment përgjegjshmërie. Si një nga personat në frontit e pare të betejës kundër sëmundjes, Claudia i ka parë nga afër pasojat e vërteta të saj. “U vaksinova sot me një ndjenjë të thellë krenarie dhe përgjegjësie, një gjest i vogël, por thelbësor për të gjithë ne. Sot jam këtu si qytetare, por mbi të gjitha si infermiere që përfaqëson fushën e saj dhe personelin shëndetësor që ka zgjedhur të besojë te shkenca. I kam prekur gjërat nga afër, e kam parë me sytë e mi se çfarë ndodh në luftën kundër virusit, kemi qenë në vijën e parë të frontit që prej fillimit të kësaj emergjence. Por sot e dimë se kjo është një ditë vendimtare: shkenca dhe mjekësia janë rruga e vetme, së bashku me ndjenjën tonë individuale të qytetarisë, e cila do të na lejojë të dalim nga luftë ngadhënjimtarë. Jua them me gjithë zemër: të vaksinohemi për veten, për njerëzit që duam dhe për komunitetin”, shprehet ajo. Sllovakia i administroi gjithashtu dozat e parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech. “Nëse më shumë se 70% e njerëzve vaksinohen, atëherë them se nuk do të na duhet të shqetësohemi për pushimet këtë verë”, thotë Vladimir Krcmery, nga Komisioni Shtetëror i Pandemisë. Sipas një sondazhi, shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, megjithatë mbi gjysma e pjesëmarrësve në anketim u shprehën të shqetësuar për efektet anësore.

Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
Top News – ‘Mund të luftojmë përgjithnjë…’ / Trump: Kemi armë ‘të mjaftueshme’ për Iranin
03/03 14:57
Top News – Shtetet e Gjirit, vetëm një javë rezistencë / DO mbeten pa mbrojtje ajrore brenda ditësh
03/03 14:43
Top Channel/ Sulmohet ambasada e SHBA në Rijad, mbyllet ajo në Kuvajt: Përgjigjet Izraeli!
03/03 14:37
Top Channel/ Greqia bëhet gati, vendos raketat Patriot në Egjeun Lindor për t’u mbrojtur
03/03 12:10
Top Channel/ Trump “sulmon” Anglinë: Starmer s`na ndihmoi, marrëdhënia është krisur!
03/03 12:09
Top Channel/ Harta e konfliktit: Ku sulmuan SHBA dhe Izraeli, duke “paralizuar” Iranin!
03/03 11:57
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kina: Aleancë kundër SHBA-së, shkelën Kartën e OKB-së!
03/03 11:40
Top Channel/Vrasja e Khameneit, FT: Izraeli kishte hakuar kamerat prej vitesh, i bllokoi telefonet!
03/03 11:38
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
Top News – Asnjë paralajmërim, asnjë sirenë…Si u vranë gjashtë ushtarët amerikanë në Kuvajt
03/03 11:30
Top News – Marinsat amerikanë hapën zjarr në Karaçi/ Qëlluan mbi protestuesit që sulmuan konsullatën
03/03 11:23
DIGITALB DIGITALB