Këtë të hënë ngriti siparin e tij Turi i 83 Çiklistik i Shqipërisë, kompeticioni më i rëndësishëm i këtij sporti në vendin tonë dhe që transmetohet drejtpërdrejt në platformën Digitalb ku të gjithë do të kenë mundësinë të përjetojnë emocionet e çdo etape 20 skuadra nga Ballkani dhe Evropa për 5 ditë, duke nisur nga kjo e hënë deri në 22 maj, do t’i japin jetë një rivaliteti sportiv që do të përshkojë rrugët e vendit tonë. Shqipëria që do të kërkojë të thotë fjalën e saj në këtë kompeticion do të garojë me Olsian Velian, Lukas Sulaj Kloppenborg, Gabriele De Fabritis, Valentino Kamberaj, Marolino Hoxhën dhe Leo Pikun, të drejtuar nga Mejdin Melhani. etapa e parë ishte177.4 km, ndërsa çiklistët u nisën nga Tirana dreht Lezhës. Belgu Kjell Cooman u shpall fituesi i etapës së parë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë. Në vendin e dytë u rendit Timotej Bavec, ndërsa i treti Alin Toader.