Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit tË Panajasë nË Vlorë. Flakët, që kanë shpërthyer fillimisht në një zonë me bimësi dhe shkurre kanë përparuar me shpejtësi të favorizuara nga era dhe u janë afruar kodrave të mbjella me ulllinj. Situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë, që po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse që të shuajnë. Ata janë duke izoluar me mjete rrethanore zjarrin.