Top News – Nis numërimi mbrapsht për Iranin / Trump do marrë një vendim për luftën shumë shpejt
24/07/2026 11:30

Donald Trump tha se është afër vendimit nëse do të nisë “një sulm masiv” kundër Iranit, në një shkallë më të madhe se sulmet e deritanishme në konfliktin disamujor me Teheranin. Duke folur për faqen e lajmeve Axios, presidenti amerikan tha: “Po shqyrtoj një sulm masiv. Më të madh se kurrë më parë. Jam afër marrjes së një vendimi. Jemi të gjithë gati për të.” Trump i bëri komentet e tij ndërsa çmimet e naftës u rritën përsëri mbi 100 dollarë për një fuçi dhe mes indikacioneve se mund të rriten edhe më shumë. Trump pranoi se një vendim i tillë do të kishte pasoja, por tha se ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar. Izraeli “do të bashkohej me ne brenda dy minutash nëse do t’ia kërkoja”, tha ai, duke shtuar: “Sidoqoftë nuk kemi nevojë për askënd.” Orë më vonë, SHBA-të kryen natën e 13-të radhazi me sulme ndaj Iranit që zgjatën më shumë se dy orë. Media shtetërore iraniane raportoi shpërthime përgjatë ngushticës së Hormuzit në Qeshm dhe Bandar Abbas, si dhe në veriperëndim të vendit dhe në Teheran. Megjithatë, sulmet duket se përputheshin gjerësisht me fushëveprimin dhe intensitetin e atyre që SHBA ka kryer gjatë përshkallëzimit më të fundit të dhunës. Komentet e Trump pasuan kërcënimin e mëparshëm për "ndëshkim të madh ushtarak" kundër Iranit dhe Huthive, pas sulmeve të milicisë jemenase të mbështetur nga Irani ndaj dy cisternave të naftës të Arabisë Saudite në Detin e Kuq. Mbretëria e Bashkuar njoftoi një ditë më parë se po tërhiqte përkohësisht stafin diplomatik nga Irani të mërkurën, dhe ushtria gjermane njoftoi se do të tërhiqte dy anije nga Deti i Kuq. Qytetet izraelite hapën vend strehimet kundër bombave, ndërsa departamenti amerikan i shtetit paralajmëroi amerikanët që jetojnë në rajon se fluturimet mund të anulohen.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06