Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë, ata mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit, dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit. Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon sot më 11 mars dhe përfundon me 9 prill. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill.