Qendra e Paraburgimit në Gjilan ka filluar procesin e mbylljes, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës, për shfrytëzimin e këtij objekti për ekzekutimin e dënimeve të dhëna nga autoritetet daneze. Sipas Odës së Avokatëve në Kosovë, ka nisur transferimi gradual i të burgosurve nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera, proces i cili do të zhvillohet në faza, në përputhje me vlerësimet e sigurisë, kapacitetet akomoduese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës.