Për herë të parë në më shumë se dy dekada, Brukseli mirëpriti katër konferenca ndërqeveritare në një ditë, për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Moldavisë, Ukrainës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Komisionierja europiane për zgjerimin, Marta Kos nënvizoi rëndësinë e këtij momenti dhe bëri një pasqyrë të ecurisë të secilit prej shteteve.