Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nis sot në një gjykatë në Jerusalem. Netanyahu, që është kryeministri i parë i Izraelit, që përballet me një proces penal në kohën sa është në detyrë, është i obliguar që të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Nisja e gjykimit ndaj Netanyahut vjen vetëm tri javë pasi ai u betua si kryeministër i Izraelit në mandatin e pestë.