Kanë nisur në Bulqizë reshjet e para të dëborës, të cilat janë shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica. Dëbora ka sjellë vështirësi në në lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, por jo vetëm. Mësohet se reshjet kanë shkaktuar probleme edhe me linjat e transmetimit të energjisë elektrike, duke lënë pa energji të gjithë zonën që përfshinë bashkinë e Bulqizës. Ndërkohë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale, borëpastrueset kanë vijuar punën duke pastruar reshjet në ato rrugë ku ka pasur bllokime. Policia rrugore e Bulqizës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve, të cilët lëvizin në rrugët rurale, që lidh njësitë administrative me rrugën nacionale, të përdorin zinxhirë. Ndërkohë aksi nacional Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë.