Delegacioni i Dhomës së Tregtisë së Tiranës u prit në “Palazzo delle Marche’ në Itali nga delegacioni i Presidentit Latini. Nisur nga fakti që Shqipëria tashmë shihet si një treg me interes për rajonin e Marche-s, zëvendëspresidenti Salvatore Giordano shprehu mbështetjen për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në lidhje me projektet e trajnimit ndërkufitar që përfshijnë studentë dhe sipërmarrës të rinj nga të dyja vendet.