50 vjecari Gjergj Laçin, i cili u arrestua në muajin nëntor të vitit 2022, pasi mbajti të ngujuar për 6 vite familjen e tij, është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Vendimi i trupës gjykuese për lirim, u mor për arsye se 50 vjecari rezultoi se kishte probleme të shëndetit mendor. Pas kryerjes së ekspertizës mjekologjore, gjykata vendosi masën mjekim i detyrushëm në spital, pasi rezultoi se Laci nuk ishte në gjendje të qëndronte në qeli.