Në zonat e thella të qarkut të Elbasanit, Dibrës dhe Kukësit trashësia e dëborës ka kaluar 30 centimetra. Policia njofton se aktualisht të gjitha akset nacionale janë të hapura, por në një pjesë të tyre ndalohet kalimi i automjeteve pa përdorimin e zinxhirëve.