Polonia ngriti të shtunën në ajër avionë luftarakë për herë të katërt brenda një jave ndërsa provokimet ruse me dronë dhe raketa janë trefishuar këtë vit. Drejtuesit e forcave ajrore urdhëruan "operacione të aviacionit ushtarak" për të mbrojtur kufirin e vendit me Ukrainën, mes frikës se presidenti luftënxitës Vladimir Putin po teston vendosmërinë e Perëndimit.