"Jam penduar për atë që kam bërë.", kështu deklaroi para trupit gjykues Esemrald Balla, 30-vjeçari që vrau babain e tij në Shënavlash të Durrëist e më pas trupin ia fshehu në një pus. Ai u shfaq i qetë dhe me kokën poshtë gjatë gjithë seancës gjyqësore ndërsa vijoi t’I qëndronte alibisë se I ati donte ta vriste i pari dhe se krimin e bëri për vetëmbrojtje. Organi i akuzës kërkoi masën Arrest me burg për Esmerald Ballën dhe bashkëpunëtorin e tij, Edison Brahaj, që në seancë hodhi poshtë akuzat se ndihmoi në krim 30-vjeçarin. Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues I kryesuar nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, vendosi masat e sigurisë Arrest me burg për të dy të akuzuarit.