Avokatja Julinda Hysi: "Dy infermieret kanë vijuar te mbajnë qëndrim mohues duke thënë se nuk kanë pasur qëllim për të fshehur ngjarjen. Ato kanë deklaruar se kanë tentuar të telefonojnë pronarin e azilit dhe të bijën e viktimës por asnjë prej tyre nuk është përgjigjur. Në këto kushte nuk e kanë menduar të marrin policinë pasi nuk e dinin se çfarë ka ndodhur por kanë kujtuar se i Virxhi Veshi është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë".