Një 24-vjeçar humbi jetën këtë të enjte pasi ra nga gomonia në det. Klaus Gjergji ishte bashkë me dy miqtë e tij kur morën mjetin lundrues dhe dolën në det. Por ndërsa ndodheshin mes zonës së Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, Klaus Gjergji u rrëzua aksidentalisht dhe u dëmtua rëndë nga helika e motorit të gomones.