Deklasifikimi i plotë i dosjeve të ish sigurimit të shtetit dhe zhbërja e certifikatave të pastërtisë së lëshuara më parë nga komisionet Bezhani dhe Mezini, u mirëpritën nga palët politike në kuvend në vitin 2022. Socialistët dhe grupimi i Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike ngritën kartonat jeshilë, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama deklaronte asokohe se me këtë akt do hidhej dritë mbi shtetasin me iniciale I.M të përfshirjë në dosjet e ish sigurimit të shtetit, e që në atë kohë besohej se bëhej fjalë për Ilir Metën.